Hovenier: Tensionet e ngritura ndikojnë negativisht në klimën e investimeve të Kosovës

E publikuar: 10/07/2023 19:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier ka përmendur edhe njëherë situatën që mund të thellohet nga tensionet në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, këtë të hënë mori pjesë në një diskutim rreth sfidave në biznes.

Në këtë diskutim Hovenier ka përmendur edhe njëherë situatën që mund të thellohet nga tensionet në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Lidhur me këtë, ambasadori amerikan ka thënë se krizat e tilla ndikojnë negativisht edhe në klimën e investimeve.

”Mora pjesë sot në një bisedë të rëndësishme mes kryeministrit Kurti dhe liderëve kosovarë të biznesit për nevojën e forcimit të bashkëpunimit dhe zgjerimit të dialogut mes qeverisë dhe sektorit privat. Ne diskutuam gjithashtu se si tensionet e ngritura dhe paqëndrueshmëria ndikojnë negativisht në klimën e investimeve të Kosovës”, shkroi Hovenier në Twitter.