Hovenier takohet me shtetasit e ShBA-ve që jetojnë në Kosovë

E publikuar: 01/10/2023 11:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier bashkë me ekipin konsullor të Ambasadës në Prishtinë, janë takuar me shtetas të ShBA-vr që jetojnë në Kosovë.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi të Ambasadës në Kosovë.

“Javën e kaluar, ambasadori Hovenier dhe ekipi konsullor i Ambasadës në Prishtinë u takuan me shtetas të SHBA’së që jetojnë në Kosovë. Ekipi ishte i interesuar të dëgjojë për përvojat e juaja dhe ndau më shumë informata se si ambasada punon për t’i mbrojtur interesat e qytetarëve amerikanë jashtë vendit. Faleminderit për të gjithë që morën pjesë”, thuhet në postimin në “X”.