Hovenier: ShBA i dënon ashpër sulmet e orkestruara ndaj policisë në veri – autorët duhet e do të dalin para drejtësisë

E publikuar: 24/09/2023 10:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Hovenier

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se ShBA-ja i dënon ashpër sulmet e dhunshme dhe të orkestruara ndaj Policisë së Kosovës mëngjesin e sotëm.

Hovenier tha se Policia e Kosovës ka përgjegjësi të plotë dhe legjitime për zbatimin e sundimit të ligjit në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

“Ne po e monitorojmë situatën nga afër dhe i dënojmë këto akte të dhunshme ndaj autoriteteve legjitime të Republikës së Kosovës. Autorët duhet dhe do të mbajnë përgjegjësi dhe do të dalin para drejtësisë. Ata duhet të ndërpresin menjëherë sulmet e tyre”, tha Hovenier.