Hovenier – Qeverisë Kurti: Partneriteti jonë tashmë është në pikpyetje

E publikuar: 15/02/2024 15:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ai kërkoi partneritet me qeverinë e Kosovës, ai shprehu shqetësimin që Qeveria Kurti nuk u përgjigj pozitivisht në këtë.

Jam i shqetësuar që tani në intervistat e tyre, po thonë që kjo nuk do të ketë ndikim në partneritetin tonë. Dua ta përsërish se kjo nuk është e vërtetë. Sic ka thënë O’Brien, kjo situatë tashmë ka ndikuar në partneritetin tonë.

Kërkojmë nga Kosova dhe Serbia të angazhohen konstruktiv në këtë.

Të lejohet Serbia të ofrojë ndihma që përfshijnë, pensionet, ndihma shëndetësore dhe arsimin.

Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, në një konferencë të jashtëzakonshme edhe një herë ka kërkuar pezullimin e rregullores së BQK-së.

“Jim O’Brien, ka folur direkt këtë javë. Mesazhi i tij është i qartë, mesashi im është i qartë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shqetësimë të mëdha lidhur rregulloren E kemi ngritur këtë shqetësim në public dhe në takime private. Ne nuk sfidojmë Kushtetutën e Kosovës ose pavarësinë e BQK-së, por i kërkojmë qeverisë së Kosovës që ta pezullojë zbatimin e rregullores”, tha ai.