Ambasadori i ShBA-së në Prishtinë, Jeffrey Hovenier. Foto: Ambasada Amerikane / FB
Ambasadorit amerikan, Jeffrey Hovenier është shprehur se që nga viti 1999, Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur aktivitetet e deminimit në Kosovë.
Ai është shprehur se nga këto aktivitete, janë pastruar mbi 23 milionë metra katrorë tokë.
Hovenier u shpreh se pastrimi me sukses nga minat, i Parkut Kombëtar të Zatras siç tha ai, na sjell një hap më afër qëllimit.
“Që nga viti 1999, Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur aktivitetet e deminimit në Kosovë, të cilat kanë pastruar mbi 23 milionë metra katrorë tokë dhe kanë demonstruar një angazhim afatgjatë për një Kosovë pa mina. Pastrimi me sukses i Parkut Kombëtar të Zatras na sjell një hap më afër qëllimit”, ka shkruar Hovenier në “X”.