Hovenier: Partneriteti me SHBA-në është thelbësor për të ardhmen e Kosovës

E publikuar: 27/12/2024 13:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, dhe presidenten Vjosa Osmani

Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, dhe presidenten Vjosa Osmani

Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier tha se Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara ndaj partneritetit me Kosovën. Hovenier tha se ky partneritet është thelbësor për të çuar përpara të ardhmen e Kosovës.

Pas takimit lamtumirës me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, tha se duan ta shohin Kosovën të përparojë. Hovenier tha se në takimin e fundit zyrtar me Osmanin, si ambasador i SHBA-së, diskutuan për progresin që Kosova ka bërë drejt BE-së dhe integrimeve euroatlantike gjatë mandatit të tij.

Hovenier po ashtu thotë se e ka falënderuar Osmanin për përpjekjet për forcimin dhe thellimin e marrëdhënieve SHBA-Kosovë.

“Partneriteti i tillë është thelbësor për të avancuar më tej të ardhmen tashmë të ndritur të Kosovës”, ka shkruar Hovenier.