Gazetari i njohur britanik Tim Judah, i ka kushtuar një kolumne situatës në veriun e Kosovës.
E titulluar “A do të përfundojë ndonjëherë lufta e Kosovës?”, derisa në mesin e personaliteteve që i ka intervistuar është edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier.
Judah thekson se Hovernier është skeptik se në këtë kohë Serbia mund ta njohë Kosovën, pas tensioneve në veri.
“Ai më tregoi se derisa qëllimi përfundimtar është njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë, e cila për fat të keq tani nuk është e mundur, sfidat e sotme ende mund të tejkalohen”, thekson Judah duke cituar diplomatin amerikan.
Hovenier duke iu referuar marrëveshjes franko-gjermane tha se mund të jetë një hap i përkohshëm drejt njohjes së dy shteteve.
Gazetari i njohur britanik i cili ka raportuar nga afër për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor, në veçanti në zhvillimet mes Kosovës dhe Serbisë, e ka intervistuar edhe Miroslav Lajçakun, i cili është emisar i Bashkimit Evropian për dialogun mes dyja vendeve.
Lajçak tha se tensionet mes dy vendeve nuk kanë qenë kurrë më të larta gjatë këtyre 20 vjetëve, përcjell Klankosova.tv