Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, është shprehur më optimist nga takimi i sotëm me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi. Hovenier tha se dje në takimin e kryenegociatorëve në Bruksel pati “disa shenja pozitive” për ta zgjidhur çështjen e dinarit, raporton Ekonomia Online.
Hovenier kujtoi se e respektojnë vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës, por përsëriti se janë të shqetësuar për ndikimin që mund të ketë rregullorja e re në komunitetin serb.
“Sapo u takove me zëvendëskryeministrin dhe diskutuam para takimeve për dialogun. Ka pasë disa shenja pozitive se si mund të vazhdojmë që të kemi ndikim pozitiv në këtë drejtim. Ne e respektojmë vendimin e BQK-së e cila ka për detyrë që të qeverisë me çështjet monetare të Kosovës. Jemi të shqetësuar se kjo mund të ndikojë në komunitetin serb të Kosovës dhe është me rëndësi që të ndryshohet mënyra e zbatimit dhe bisedimet tona për këtë çështje vazhdojnë.Nuk ka dhënë asnëj propozim specifik qeveria është duke punuar në këtë drejtim por mendoj se është një çështje shumë e rëndësishme”, tha ambasadori amerikan.
“Siç tha kolegu im dje, jemi të shqetësuar për atë se kjo mund të ndikojë në popullatën e cenueshme, posaqërisht komunitetin serb të Kosovës dhe mendoj që është me rëndësi që të ndryshohet mënyra e zbatimit dhe bisedimet tona për këtë çështje vazhdojnë”, tha ambasadori amerikan.
Hovenier tha se ka mundësi për t’u gjendur një zgjidhje.
“Është mirë të shohim që ka mundësi që të dy palët ofrojnë rrugëzgjidhje se si mund të bëhet kjo, si dhe përgjegjësitë e zotit Lajçak”, tha ai.