Hovenier: Me anëtarët e Komisionit të jashtëm diskutuam për çështje të sigurisë kombëtare

E publikuar: 02/06/2022 12:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, tha që kishte një bisedë të frytshme pas takimit me Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë.

“Kishim një bisedë të mirë me anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë. Isha i nderuar që pata ftesë nga kryetari i këtij Komisioni, për të ardhur dhe për të diskutuar çështjet që janë në interes të këtij Komisioni”.

“Patëm një diskutim të frytshëm lidhur me çështjen e politikës së jashtme dhe sigurisë kombëtare”, tha ai,transmeton Klankosova.

Edhe kryetari i Komisionit Haki Abazi, tha se në takimin me Hovenier rikonfirmuan marrëdhënien speciale strategjike me SHBA-të.