Hovenier largohet nga Kosova, Prattipati e merr detyrën e të Ngarkuarës me Punë në ambasadën amerikane

E publikuar: 30/12/2024 12:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier është larguar nga Kosova.

Kështu bëhet e ditur në një postim në platformën “X” të Ambasadës amerikane në Prishtinë.

Poashtu, ambasada njofton se Anu Prattipati ka marrë detyrën e të Ngarkuarit me Punë në këtë ambasadë.

Ambasadori Hovenier është larguar nga Kosova. Anu Prattipati ka marrë detyrën e të Ngarkuarit me Punë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë”, thuhet në njoftimin e bërë në “X”.

Prattipati në fundit të korrikut ishte emëruar Zëvendës Shefe e Misionit në Ambasadën amerikane.