Hovenier dënon grafitet në automjetet e KFOR-it dhe Policisë: S’është përgjigje e duhur

E publikuar: 29/05/2023 18:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier e ka d/nuar dhunën e sotme në veri dhe grafitet në automjetet e KFOR-it dhe të Policisë së Kosovës.

“Ne kemi parë fotografi të grafiteve kundër veturave të KFOR-it dhe automjeteve të policisë dhe kemi dëgjuar për sulme ndaj gazetarëve”, tha Hovenier, duke shktuar se “ne e dënojmë këtë”, raporton Gazeta Express.

“Kjo nuk është një përgjigje e duhur. Protesta paqësore është e drejtë në çdo shoqëri demokratike”, tha Hovenier dhe shtoi se e mbështesin të drejtën për të protestuar paqësisht.

Protestuesit serbë në veri kanë shkruar shkronjën “Z” në automjetet e KFOR-it amerikan dhe të Policisë së Kosovës, gjë që është shndërruar në simbolin e luftës së Rusisë në Ukrainë.