Hovenier: Asociacioni duhet të bëhet urgjentisht por pa kompetenca ekzekutive

E publikuar: 09/10/2023 17:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Asociacioni i Komunave me shumicë serbe duhet të bëhet urgjentisht. Kështu u shpreh ambasador i ShBA-ve në Jeffrey Hovenier, në një intervistë për mediumin prestigjioz amerikan Bloomberg.

Sipas tij, komuniteti serb në Kosovë ka një numër shqetësimesh dhe Asociacionin e shohin si një mënyrë që ndihmon në adresimin e atyre kërkesave.

Por ai theksoi se Asociacioni nuk duhet të përmbajë kompetenca ekzekutive, duhet të ketë kufizime, sepse sipas tij, pa këto kufizime mund të bëhet burim destabiliteti.

Hovenier foli edhe për sulmin terrorist të 24 shtatorit ndaj Policisë së Kosovës.

Sulmi në fjalë ishte udhëhequr nga Milan Radoiçiq.

“Ne jemi në dijeni se ai ka thënë se e ka bërë këtë vetë. Ne nuk besojmë se kjo do të jetë fjala përfundimtare për këtë çështje.”

“Puna duhet të vazhdojë për të përcaktuar përgjegjësin përfundimtar”, theksoi diplomati amerikan.