Qyteti i Houstonit është duke u zhytur nën ujë. Raportohet se niveli i ujit është duke u ngritur si pasojë e të reshurave të shiut.
Sipas autoriteteve të vendit, ngritja e nivelit të ujit është duke ndodhur me shpejtësi të madhe, raporton Houston news, transmeton Indeksonline.
Evakuimet janë duke u zhvilluar në mënyrë të organizuar ku njerëzit janë duke u dërguar në qendra strehimore të ngritura në pika më të larta.
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump do të vizitojë Teksasin sot për të vëzhguar situatën që ka shkaktuar uragani Tropical Storm Harvey, katastrofa e parë e madhe natyrore në zotërimin e Shtëpisë së Bardhë.
Stuhia me lëvizje të ngadaltë ka vrarë të paktën tetë vetë duke paralizuar Hustonin, qytetin e katërt më të populluar të SHBA, me përmbytje të paparë.
Po ashtu, ai kishte hyrë në tregjet energjetike dhe shkaktoi dëme që llogariten të jenë në miliarda dollarë, me rindërtimin që mund të zgjasë përtej mandatit të tanishëm katër-vjeçar të Trump në detyrë.
























