Kryeministri në detyrë i Kosovës Avdullah Hoti, e ka uruar Anthony Blinken, për marrjen e pozitës së sekretarit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Hoti tha se Kosova është e përkushtuar që të punojë ngushtë me Sekretarin Blinken për të forcuar aleancën mes dy shteteve.
“Urimet më të përzemërta në konfirmimin tuaj si Sekretar i Shtetit, Antony Blinken. Kosova është e përkushtuar që të punojë ngushtë me ju për të forcuar aleancat mes dy shteteve”/eko/