Kandidati për kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurti ende nuk është regjistruar si deputet në Kuvendin e Kosovës, pavarësisht asaj që regjistrimi ka ditë që ka filluar.
Mirëpo Kurti nuk është i vetmi. Bashkë me të nuk janë regjistruar Liburn Aliu, Shqipe Pantina, e Faton Topalli, nga po e njejta parti, shkruan Indeksonline.
Zëdhënësi për informim i VV-së Shkodran Hoti ka thënë se regjistrimi nuk është paraparë me dispozitat e Kushtetutës e as rregullorës.
Derisa ka treguar se javën e ardhshme do të bëjnë regjistrimin.
Postimi i plotë i Hotit:
Regjistrimi i deputetit nuk është i paraparë me dispozitat e Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe as me dispozitat e Rregullores së Kuvendit.
Regjistrimi i deputetit është një veprim administrativ për plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm për administratën e Kuvendit ku përfshihen: kopja e kartelës bankare, kopja e letërnjoftimit, adresa e vendbanimit dhe CV-ja.
Këto dokumente mund të dorëzohen në Administratën e Kuvendit në ccdo kohë të përshatshme për deputetin.
Regjistrimi i deputetit nga administrate e Kuvendit para seancvës konstituive bëhet me qëllim të lehtësimit teknik (regjistrimit në holl të kuvendit.
Deputeti z. Albin Kurti, z. Liburn Aliu, znj. Shqipe Pantina dhe z. Faton Topalli do ta bëjnë regjistrimin e nevojshëm javën e ardhshme para seancës konstituive dhe kjo nuk paraqet asnjë pengesë procedurale.
Andaj lëshimi i afatit të caktuar nga Kryesia e Kuvendit për regjistrimin e deputetit, nuk ka pengesa për pjesëmarrje të deputetit në seancën konstituive të Kuvendit.
















