Zëvendësministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Rexhep Hoti në Zona B të Baton Haxhiut ka folur për zhvillimet në skenën politike, pozicionimin e pozitës dhe opozitës dhe zgjedhjen e presidentit.
Hoti ka thënë se zgjidhja e krizës mund dhe duhet të gjendet, pa dhunë, në formë institucionale, njofton Klan Kosova.
“Unë konsideroj se Republika e Kosovës së bashku me Ëashingtonin dhe Brukselin, do të gjejnë zgjidhje dhe kanë kapacitete për të zgjidhur çështje pa dhunë”.
“Opozita nuk ka punë tjetër pos ta kritikoj Qeverinë edhe të kërkojë zgjedhje të reja, por në formë institucionale”.
“Unë mendoj që Opozita ka hapësira të mjaftueshme për t’i përplasur pushtetit shumëçka pa asnjë gram dhunë”.
Ai më tutje ka folur për Hashim Thaçin president – të denjë dhe ndërtimin e shtetit të Kosovës mbi garantimin e të drejtave të shtuara për serbët që jetojnë në vend.
“Hashim Thaçi është një President që kapitalizon më të mirat e Republikës. Këtë e ka treguar në karrierën e tij 30 vjeçare, nuk është glorifikim është fakt. Zoti Thaçi ngritjet i ka pasur historike kurse rëniet momentale”.
“Shteti i Kosovës është formuar mbi të drejtat e serbëve. Pakoja e Ahtisaarit është krijuar asisoj që më pas pavarësia e Kosovës të njihet ndërkombëtarisht duke i përfshirë të drejtat e serbëve. Atë çfarë ka bërë PDK-ja është investim i madh në sundimin e ligjit”./klankosova/