Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hot ka mbajtur një takim virtual me ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi dhe anëtarët e Bordit të Telekomit, ku biseduan për gjendjen e përgjithshme të kësaj ndërmarrje.
Hoti ka thënë se Qeveria e Kosovës do ta mbështesë Telekomin.
Ai tutje ka thënë se së shpejti do të diskutohet edhe për planin për rimëkëmbjen siç ka theksuar ai është duke u përgatitur nga Bordi i Telekomit
“Bashkë me ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, sot kemi zhvilluar takim virtual me anëtarët e Bordit të Telekomit, me të cilët biseduam për gjendjen e përgjithshme në këtë ndërmarrje. Qeveria e Kosovës, si aksionar, do ta mbështesë këtë ndërmarrje me interes strategjik për vendin dhe shumë shpejt do të diskutohet edhe plani për rimëkëmbjen, i cili është duke u përgatitur nga Bordi i Telekomit”, ka shkruar Hoti.