Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka njoftuar se gjatë takimit të tij me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka ngritur edhe çështjen e liberalizimit të vizave për kosovarët.
Hoti përmes një postimi në Facebook ka thënë se në këtë takim i ka përmendur kryetares së KE-së edhe punën e vazhdueshme të institucioneve të Kosovës dhe rezultatet në përmbushjen e kritereve për liberalizim.
Po ashtu, Hoti tha se kanë biseduar me kryetaren e KE-së edhe për çështjet me rëndësi në aktualitetin politik.
“Institucionet e Kosovës me punë të vazhdueshme kanë shënuar rezultate të prekshme në përmbushje të kritereve për liberalizim të vizave, dhe shpresojmë se Bashkimi Evropian do t’i vlerësoj këto arritje e t’i heq vizat për kosovarët. Këtë çështje e kam ngritur edhe me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Me kryetaren biseduam edhe për çështjet e tjera të aktualitetit politik dhe gatishmërinë e Qeverisë së re të Kosovës për qeverisje të mirë dhe transparente”, shkruan Hoti./FrontOnline/