Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se shumica e bizneseve tashmë i kanë pranuar subvencionet në bazë të numrit të të punësuarve.
Hoti ka shkruar në Facebook se afërsisht 10 mijë biznese nga 36,679 sa janë përfituesit total të sobvencioneve, ende nuk i kanë përditësuar të dhënat në EDI, andaj ka ftuar bizneset t’i përditësojnë këto të dhëna.
“60 milionë euro nga Fondi për Rimëkëmbje Ekonomike janë destinuar për të përkrahur direkt ekonominë, me fokus në bizneset familjare, ato të vogla dhe të mesme. Me futjen në funksion të të gjitha masave në kuadër të Pakos për Rimëkëmbje, do t’i tejkalojmë më lehtë sfidat e shkaktuara nga pandemia, ndërsa ekonominë e Kosovës do ta vendosim në një trajektore tjetër të zhvillimit”, ka shkruar ai.