Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti po shpreson në lajme të mira për liberalizimin e vizave.
Ai në një diskutim të organizuar sot nga Qendra Evropiane për Politikë, ka thënë se rrethanat në lidhje me këtë proces kanë ndryshuar, shkruan lajmi.net.
Sipas tij, tani vërehet një angazhim më i madh nga Franca dhe Gjermania në këtë aspekt.
“Ajo që është ndryshe tani për heqjen e vizave, është angazhimi më i madh i shteteve të BE-së, si Francës dhe Gjermanisë, dhe natyrisht edhe momentum i presidencës gjermane në Bashkimin Evropian”, ka thënë ai.
Hoti tutje ka folur edhe për alternativat që ka Kosova në rrugën e saj ndërkombëtare, duke thënë se BE-ja mbetet e vetmja zgjidhje.