I nominuari për kryeministër, Avdullah Hoti, ka shprehur ngushëllime për dy punëtorët që vdiqën në minierë sot gjatë ditës.
Ai tha se vendi ku vdiqën inxhinieri dhe xehetari u shndërrua një shembull flijimi për të mirën e vendit.
“Të gjithë jemi tronditur nga lajmi i kobshëm i shuarjes së jetës së dy bashkëqytetarëve tanë, z. Idriz Gërbeshi dhe z. Haki Arifaj, si pasojë e shembjes së dheut në minierën e Artanës. Sot, një inxhinier dhe një xehetar yni, në vendin e punës, u shndërruan në shembull flijimi për të mirën e vendit”.
“Në këto çaste dhembjeje e trishtimi, shpirtërisht dhe në lutje jemi me familjet e të ndjerëve! Zoti i bekoftë Idriz Gërbeshin dhe Haki Arifajn! Zoti i bekoftë familjet e tyre!”.