Hoti: Rezoluta për Gjenocidin e Srebrenicës, vulë për krimet e Serbisë në Bosnje, Kroaci e Kosovë

E publikuar: 23/05/2024 18:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Avdullah Hoti

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, votimin e Rezolutës për Gjenocidin në Srebrenicë nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, e ka quajtur “vulë për krimet e Serbisë në Bosnjë e Hercegovinë, Kroaci dhe në Kosovë”.

Ai tha se LDK-ja shpreh përkrahjen e plotë dhe të palëkundur për këtë rezolutë, “sepse është një hap i rëndësishëm drejt njohjes dhe përkujtimit të gjenocidit së Srebrenicës si një nga krimet më të rënda kundër njerëzimit në historinë moderne”.

“LDK vlerëson lart përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar – sidomos Gjermanisë dhe Ruandës si propozuese zyrtare të rezolutës – për të dënuar dhe përkujtuar këtë akt gjenocidi, dhe rithekson se drejtësia dhe e vërteta janë themelet e paqes dhe stabilitetit në rajon”, tha Hoti.

Përkrahja për këtë rezolutë, tha ai, tregon angazhimin tonë të përbashkët për të mos harruar viktimat e pafajshme dhe për të siguruar që të tilla krime të mos përsëriten kurrë më.

Nga sot, 11 korriku ndërkombëtarisht kujtohet si “Ditë Ndërkombëtare e Kujtimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit të 1995 në Srebrenicë”.

Gatimet tona pjekën në prush, prandaj edhe janë më të shijshme!

Posted by Pep's Taverna on Tuesday, April 28, 2020