Hoti raporton për 100 ditëshin para deputetëve

E publikuar: 09/10/2020 07:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, sot do të raportojë në Kuvend për 100 ditëshin e qeverisjes së tij.

Me kërkesë të Lëvizjes Vetëvendosje, Hoti do të raportojë para ligjvënësve nga përballja me pandeminë COVID-19, gjendjen sociale dhe ekonomike të qytetarëve të vendit dhe bizneseve, dialogu me Serbinë dhe subjektivitetin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.