Ish-ministri i Financave, Avdullah Hoti është intervistuar nga anëtarët e Komisionit Hetimor për subvencionimin e blerjes së teksteve dhe mjeteve mësimore.
Ai është pyetur nga deputetët e mazhorancës për periudhën sa ka qenë ministër në dhjetor të vitit 2014 dhe gusht 2017.
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arjeta Fejza ka pyetur Hotin nëse ka pranuar kërkesë nga Ministria e Arsimit për buxhet shtesë për blerjen e teksteve shkollore. Por, Hoti tha se nuk është dijeni nëse ka pasur kërkesë të tillë.
Kjo pyetje e deputetes së pozitës ka shkaktuar debat mes pozitës e opozitës.
Gjatë ditës, janë intervistuar edhe ish-ministrat e Arsimit. Fillimisht, Hykmete Bajrami, Shyqeri Bytyqi e Enver Hoxhaj./EO