Hoti: Qeveria ta rrëzojë veten ose e rrëzojmë ne me mocion

E publikuar: 06/04/2018 11:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Avdullah Hoti, i ka dhënë ultimatum Qeverisë së Kosovës që ta rrëzojë veten ose siç tha ai, shpejt do të nisin mocionin e mosbesimit.
Ai tha se kjo Qeveri është pakicë si në Kuvend ashtu edhe në secilin prej Komisioneve.

“Unë po çuditna kur e thonë se qeveria është stabile, në kushte normale ata duhet menjëherë të dalin para kuvendit dhe të japin dorëheqje.

Qëndrimi i kryesisë së LDK’së nga mbledhja e para disa ditësh është vendim që vendi nuk duhet të qeverisët nga kjo qeveri e pakicës dhe as temat e mëdha nuk mund të adresohen nga kjo qeverie, njëjtë siç është dialogu me Serbinë”, është shprehur Hoti.

Ai tha se është e rëndësishme që të dakordohen për datën e zgjedhjeve. “Nëse kjo nuk ndodh në jemi të obliguar të çojmë para mocionin për rrëzimin e Qeverisë”, deklaro Hoti./Express