Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka shkruar në Facebook të dielën, duke iu referuar raportit të buxhetit të vitit 2023.
Ai ka thënë se kompanitë që kanë pasur kontrata me shtetin janë dëmshpërblyer me 8.5 mil euro për shkak të inflacionit.
Më tutje, ish-ministri i Financave ka shtuar se janë neglizhuar mijëra njereëz nga kategori të ndryshme – përkundër përballjes me inflacionin.
“Por kjo nuk ka ndodhur për mijëra arsimtarë, mjekë, policëve, shërbyes civil, ushtarë, pensionisë, familje në asistencë, veteranë të luftës e kategori të tjera. Për të gjitha këto kategori, të ardhurat reale janë ulur për shkak të inflacionit”.
“Pavarësisht rritjes së të hyrave buxhetore që vinte nga rritja e çmimeve, dhe rezolutave të opozitës, qeveria i ka injoruar këto kategori”, ka shkruar Hoti.