Hoti: Presidenti obligohet ta përfillë Kushtetutën për themelimin e Qeverisë së re

E publikuar: 30/03/2020 14:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Kosova është me qeveri në detyrë, e cila duhet të kujdeset për menaxhimin e situatës emergjente shëndetësore nëpër të cilën po kalon vendi.

“Partitë politike duhet të kryejnë konsultimet e thirrura nga Presidenti, i cili është i obliguar të përfillë procedurat kushtetuese për themelimin e Qeverisë së re”, ka thënë Hoti, transmeton Klan Kosova.

“Partitë politike në këto konsultime duhet të vendosin për njërin nga këto dy opsione. E para, nëse ka vullnet për të formuar një shumicë të re parlamentare, atëherë Kuvendit i propozohet përbërja e Qeverisë së re nga partitë politike që e përbëjnë këtë shumicë parlamentare.
E dyta, nëse nuk ka vullnet për të formuar një shumicë të tillë parlamentare, atëherë partitë dakordohen për datën e zgjedhjeve, e cilat duhet të jetë në një kohë të përshtatshme pas tejkalimit të kësaj situate”.