Teksa ka përgëzuar Petrit Gashin, shefin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit, për publikimin e listës së uzurpatorëve të përonave shoqërore, ministri i Financave, Avdullah Hoti ka marrë një sugjerim nga një komentues.
Ai i ka thënë se edhe Ministria që Hoti e drejton duhet të publikojë listën e firmave të cilat nuk i paguajnë tatimet ndaj shtetit.
“Së shpejti”, ka qenë përgjigja e shkurtër e ministrit Hoti, që ka lënë të kuptohet se ka ndërmend që ta bëjë një gjë të tillë do ta bëjë së shpejti.