Kryeministri Avdullah Hoti deklaroi sot se vizita e emisarit special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është në momentin e duhur për vlerësimin e procesit të dialogut.
“Vizita e Lajçak në Prishtinë është në momentin e duhur për të bërë një vlerësim të procesit të dialogut dhe për të bërë plane për takimin e ardhshëm të këtij procesi”, tha Hoti në një konferencë për media pas takimit me Lajçak.
Hoti edhe njëherë ka thënë se asociacioni i komunave me shumicë serbe është temë e mbyllur.
“Asociacioni është temë e mbyllur në vitin 2013, i kemi të gjitha garancitë dhe mbështetjen e partnerëve tanë që ky asociacion nuk do të ketë kompetenca ekzekutive”, u shpreh ai.
Hoti tha se qeveria që ai drejton nuk është qeveri që pranon kërcënime prej askujt./G.Kadrija/