Hoti: Paqja dhe harmonia e këtij muaji qoftë gjithmonë për të gjithë popullin tonë

E publikuar: 01/05/2022 21:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka uruar për të gjithë besimtarët myslimanë agjërim të pranueshëm pasi sot është shënuar dita e fundit e muajit të Ramazanit.

Ai përmes rrjetit social Facebook ka thënë se paqja e këtij muaji qoftë gjithmonë për të gjithë popullin e Kosovës.

“Sakrificat që i bëjmë në këtë muaj të shenjtë janë për Krijuesin fuqiplotë dhe lutje për faljen e mëkateve tona. Solidariteti, paqja dhe harmonia e këtij muaji qoftë gjithmonë për të gjithë popullin tonë. Agjërim të pranueshëm dhe paqe për të gjithë”, ka shkruar Hoti.

Postimi i tij:

Të dashur miq dhe besimtarë,

Sot ishte dita e fundit e muajit të Ramazanit, muajit të sakrificës, besimit, lutjes ndaj Krijuesit dhe solidaritetit ndaj njëri-tjetrit.

Sakrificat që i bëjmë në këtë muaj të shenjtë janë për Krijuesin fuqiplotë dhe lutje për faljen e mëkateve tona. Solidariteti, paqja dhe harmonia e këtij muaji qoftë gjithmonë për të gjithë popullin tonë.

Agjërim të pranueshëm dhe paqe për të gjithë!