Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se LDK-ja nuk do ta votojë Vjosa Osmanin për presidente.Hoti në një deklarim për medie tha se i takon shumicës të bëjë konsultime për zgjedhjen e presidentit.“Ne nuk votojmë asnjë president ne jemi parti opozitare.
I takon shumicës të bëjë konsultime për ta zgjedhur presidentin. Presidenti i vendit duhet të jetë jo politik”, tha Hoti.
















