Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, një ditë para Kurban Bajramit ka shkuar në Bashkësinë Islame të Kosovës për të vizituar dhe falënderuar për zbatimin e masave kundër pandemisë gjatë festës.
Ai tha se këtë Bajram duhet falur nga shtëpia dhe për këtë ka falëndëruar për mirëkuptimin e treguar BIK-un, njofton Klan Kosova.
“Jemi bashkë me ministrin e Shëndetësisë për ta falënderuar BIK-un për mesazhet shumë të qarta që vazhdimisht i ka dhënë dhe ka punuar bashkë me Qeverinë tash e gjashtë muaj me menaxhimin e situatës. Në veçanti i falënderoj për lutjen e sotme drejtuar besimtarëve për këtë festë të madhe që ta respektojnë edhe vendimin e Qeverisë. Është tepër me rëndësi ky bashkëpunim sepse vetëm duke i bashkërenduar veprimet tona të parandalojmë këtë pandemi”.
“Nesër do t’i bëjmë lutjet tona sigurisht dhe do të falemi me zemër në shtëpitë tona me të dashurit tonë duke uruar që sa më shpejt të kalojmë këtë situatë dhe të kthehemi në ceremonitë tona”.