Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka konfirmuar se të enjten Qeveria e Kosovës do të nënshkruajnë një marrëveshje me Qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Hoti theksoi se kjo marrëveshje do të sjell miliona dollarë investime për Kosovën gjatë viteve të ardhshme.
“Nesër do të nënshkruaj marrëveshje tjetër që derivon nga ajo e 4 shtatorit mes Qeverisë së Kosovës dhe SHBA-së. Me marrëveshjen e re në vitet e ardhshme do të sillen qindra milionë dollarë për investime në Kosovë”, ka thënë Hoti në Klan Kosova.
“Më e mira është se hapet tregu amerikan financiar për financimet e firmave nga Kosova. Është marrëveshje që nënshkruhet nesër”, tha ai.
Hoti ka thënë se marrëveshja e 4 shtatorit është historike për Kosovën, ndërkaq kjo e reja sipas tij do të sjell investime amerikane në vend.