Hoti në Uashington: Do të ketë takim me Mike Pompeo

E publikuar: 01/09/2020 19:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri Avdullah Hoti ka deklaruar se delegacioni i Kosovës gjatë qëndrimit në Uashington do të ketë takime në Shtëpinë e Bardhë, me sekretarin e Shtetit Mike Pompeo, zyrtarë të MCC-së, DFC-së, përfaqësues të komunitetit shqiptar dhe rrjetin e bizneseve të mërgatës në SHBA.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se në Shtëpinë e Bardhë janë marrë gjithmonë vendime strategjike për Kosovën dhe se nuk do të jetë ndryshe edhe këtë herë.

“Në Shtëpinë e Bardhë janë marrë gjithmonë vendime strategjike që kanë quar në liri, pavarësi dhe integrim euro-atlantik të shtetit të Kosovës. Nuk do të jetë ndryshe edhe këtë herë. Qeveria e Kosovës do të prezantojë projekte të mëdha infrastrukturore dhe energjetike që kontribuojnë në zhvillimin dhe krijimin e vendeve të punës në Kosovë, por që ndikojnë në integrimin më të mirë të Kosovës në tregun regjional dhe evropian”, ka shkruar Hoti.