Kandidati për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës Avdullah Hoti, në ditën e dytë të fushatës për zgjedhjet e 14 shkurtit ka zgjedhur rajonin e Dukagjinit.
Hoti në Istog para qytetarëve, anëtarëve dhe simpatizantëve të LDK-së u shpreh i bindur se dialogu me Serbinë do të përfundojë me njohje reciproke.
Ai tha se me ndihmën e aleatëve evropianë të LDK-së do të sigurohet edhe liberalizimi i vizave.


















