Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ishte mbrëmë pjesë e një darkë pune të emisarit evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçk, në Vjenë.
Hoti bën të ditur se në darkë takim kanë marrë pjesë edhe parlamentarë nga partitë anëtare të Partisë Popullore Evropiane.
“Diskutim me Miroslav Lajçak lidhur me perspektivën euro-integruese të Ballkanit Perëndimor në një darkë pune në Vjenë me parlamentarë nga partitë anëtare të Partisë Popullore Evropiane nga Austria, Gjermani, Franca dhe nga të gjitha vendet e rajonit në kuadër të Iniciativës Ndërparlamentare për Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Hoti në Twitter.