Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti në seancën plenare të Kuvendit ka adresuar kritika ndaj deputetes së VV-së, Mimoza Kusari-Lilës.
Hoti tha se zelli i Kusarit për të iu shërbyer shefave që i ka ndërruar vazhdimisht është i “gërditshëm”.
“Zelli i saj për e ju shërby shefave që i ka ndrru vazhdimisht është I gërditshëm. Është e poshtër, unë po ia përmend vetëm një fakt, vetëm në fushatën e vitit 2017, a e dini çka bon, kjo kush i ka gjasat më të mira, kjo i shkon mbrapa, i ka shku PDK-së mbrapa, na ka ardh neve në 2017 kur i kem pasa gjasat për me fitu”, ka thënë Hoti.