Hoti: Më përpara prishet qeveria, se miqësia me SHBA-të

E publikuar: 10/03/2020 20:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka paralajmëruar nëpërmjet një statusi në Facebook se më parë prishet qeveria, sesa miqësia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Këto deklarata Hoti i ka bërë pas zhvillimeve të fundit politike në vend, ku SHBA-të kanë paralajmëruar tërheqjen e trupave ushtarake nga Kosova dhe sanksione ekonomike, shkruan lajmi.net.

Hoti ka thënë se qeveria duhet të mblidhet për të hequr taksën. Sipas tij, nuk është interes i qytetarëve të prishet miqësia SHBA-të dhe ka shtuar se LDK e garanton miqësinë e përhershme me shtetin amerikan.

“Nëse dëmtohet miqësia me SHBA-të, atëherë dëmtohet shtetësia e Kosovës, të cilën nuk lejojmë të ndodhë. Prandaj, më përpara prishet qeveria, se miqësia me SHBA-të”, tha Hoti.

Ky është postimi i plotë i tij:

Qeveria duhet te mblidhet per te hequr taksen. Nuk mund te mbesim peng te nje vendimi qe ka qene i domosdoshem, por tash po e demton Kosoven.
Miqesia e perhershme me SHBA nuk cenohet. Ne e garantojme kete miqesi.
Nuk eshte interes i qytetareve te Kosoves te prishet kjo miqesi, qe solli paqen ne Ballkan dhe lirine e pavaresine per shqiptaret.
Nese demtohet miqesia me ShBA, atehere demtohet shtetesia e Kosoves, te cilen gje nuk lejojme te ndodhe. Prandaj, me perpara prishet Qeveria, se miqesia me SHBA.