Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar përsëri qeveritarët pas arritjes së marrëveshjes së Ohrit dhe dakordimit për një lloj vetëmenaxhimi për serbët e Kosovës.
Hoti, që në kohën kur ishte në kryeministër ishte kritikuar nga VV-ja për marrëveshjen e Uashingtonit, ka vënë theksin tek deklaratat e eksponentëve të pushtetit para 18 marsit.
“Nga “as asi, as ksi”, në “ksi me vetëmenaxhim”. I mashtruan njerëzit me parulla kundër demarkacionit dhe asociacionit për të ardhur në pushtet”, ka shkruar Hoti.
“Kur erdhën në pushtet pranojnë të shkojnë përtej, duke deri tek “vetëmenaxhimi”.”, shtoi ai.