Ish-kryeministri i Kosovës, dhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Avdullah Hoti, duke cituar raportin e BPRG, ka thënë se kosovarët kanë shpenzuar rreth 90 milionë euro për aplikim për viza shengen nga 2016-ta deri këtë vit.
“Për periudhën 2016-2022, kosovarët kanë shpenzuar rreth 89 milionë euro për të aplikuar për viza shengen nëpër ambasada (sipas raportit të BPRG të tetorit 2022)”, ka shkruar Hoti në Facebook.
Tutje, ai tha se duhet të marrin përgjegjësinë ata që i kanë vonuar vizat nga viti 2016.