Hoti: Kosova do t’i humbë edhe 220 milionë dollarë për blerjen e baterive

E publikuar: 24/04/2025 16:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar pas raportimeve se Amerika po planifikon mbylljen e MCC.

Sipas Hotit, Kosova me këtë mbyllje, humbë rreth 220 milionë dollarë.

Sipas tij, kjo ndodh kur Kosova injoron marrëveshjen e Uashingtonit.

Postimi:

MCC po mbyllet

Kosova është ndër vendet që do pësojë më së shumti.

Refuzimi i Marrëveshjes së Uashingtonit të 4 shtatorit 2020 pamundësoi ndërtimin e termocentralin me gaz.

Tani kur edhe MCC po mbyllet në kuadër të reformimit të Administratës Amerikane nga Presidenti Trump, Kosova do të humbë edhe shumën prej 220 milion dollarëve për blerjen e baterive për ruajtje të energjisë. Bashkë me këto edhe shumë projekte të tjera të ndërlidhura që ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien e qytetarëve.

Kështu ndodh kur qeverisin bukëpërmbysurit, të cilët duke injoruar Marrëveshjen e Uashingtonit refuzuan partneritetin me SHBA – shtetin që është përgjegjësi kryesor për ekzistencën e Kosovës së lirë dhe të pavarur. Këta gjithashtu refuzuan të pezullojnë tarifat e importit për produktet amerikane. Kjo qeveri po punon kundër interesave tona strategjike.