Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti tha se zgjidhja në sektorin e energjisë elektrike nuk është e thjeshtë, por tha se me qeverinë aktuale, Korporata Energjetike e Kosovës po menaxhohet nga parapolitika.
Ai tha se vendimet merren në Lëvizjen Vetëvendosje, ndërsa zbatohen në KEK. Ish-kryeministri tha se energjia elektrike “është shtrenjtuar disa herë, e nuk është liruar kur është liruar mandej në tregjet ndërkombëtare”.
“Në këtë qeveri, menaxhmenti i KEK-ut tash menaxhohet nga parapolitika. Pra, vendimet merren në zyrat e partive politike, e manaxhmenti atje është vetëm me i ekzekutu. Vetëm në kohën e komunizmit kështu ka ndodh. Në ato byrotë janë marrë vendimet, zyrtarët publikë që kanë bartur funksione shtetërore s’kanë pasur rëndësi, s’i ka pyet kush, ata veç i kanë zbatu. Kështu është duke ndodh, dhe kjo është dëshmu”, tha Hoti.
Ai përmendi edhe se vendi “nuk ka kapacitete të reja energjetike”.