Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Avdullah Hoti, tha qeverisja lokale në Viti është ndër më të mirat.
“Vetëm Lidhja Demokratike ka mundur të prijë me këto procese, siç është menaxhimi me pandeminë, duke u renditur në mesin e vendeve që kanë menaxhuar më së miri me pandeminë, përkundër shumë sfidave me infrastrukturën shëndetësore”.
Njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës theksoi se vendi është gjetur i mbyllur dhe i lënduar, por kemi hapur dyert me Brukselin, Washingtonin dhe të gjitha kryeqendrat botërore.
“Vetëm me vizionin e Lidhjes Demokratike të Kosovës kemi arritur të përmbushim ëndrrën e presidentit historik, Dr.Ibrahim Rugova, që orientimi ynë të mbetet perëndimi dhe miqësia e përhershme me SHBA-të dhe BE-në”.
Ai bëri thirrje për mobilizim të fuqishëm të strukturave, anëtarësisë dhe gjithë qytetarëve për të mos e ndërruar kursin pro-perëndimor.