Hoti: I katërti vit me radhë i humbur në investime kapitale

E publikuar: 05/11/2024 12:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë sot se është viti i katërt me radhë me humbje në investime kapitale.

Ish-kryeministri, në një postim në Facebook, ka shkruar se në periudhën 9-mujore, realizimi është vetëm 36%.

“Janë shpenzuar 325 milionë euro, nga 913 milionë euro të parapara në buxhet. Realizimi tepër i ulët, në veçanti nga disa ministri, tregon dembelinë dhe mungesën e kompetencës të ministrave, si dhe dështimin e Kryeministrit për mbikëqyrjen e punës e ministrave”, shkruan ai.

Tutje, deputeti i LDK-së përmend me realizim shumë të ulët, si Ministria e Industrisë 4%; Ministria e Drejtësisë 4%; Ministria e Financave 7%; Ministria e Bujqësisë 7%; Ministria e Arsimit 16%; Ministria e Ekonomisë 16%; Ministria e Shëndetësisë 19%; Ministria e Brendshme 20% dhe Ministria e Kulturës 34%.

“Tabela e realizimit ë investimeve kapitale të Ministrisë së Bujqësisë. Jo vetëm që shuma e investimeve kapitale në bujqësi është tepër e ulët, vetëm 3.8 mil euro, por edhe ato nuk realizohen. Nuk ka asnjë investim për ujitje të tokave bujqësore”, shkruan Hoti.

POSTIMI I PLOTË:

 

I katërti vit me radhë i humbur në investime kapitale

Në periudhën 9-mujore, realizimi është vetëm 36%. Janë shpenzuar 325 mil euro, nga 913 mil euro të parapara në buxhet.

Realizimi tepër i ulët, në veçanti nga disa ministri, tregon dembelinë dhe mungesën e kompetencës të ministrave, si dhe dështimin e Kryeministrit për mbikëqyrjen e punës e ministrave.

Ja disa ministri me realizim shumë të ulët:

  • Ministria e Industrisë 4%;
  • Ministria e Drejtësisë 4%;
  • Ministria e Financave 7%;
  • Ministria e Bujqësisë 7%;
  • Ministria e Arsimit 16%;
  • Ministria e Ekonomisë 16%;
  • Ministria e Shëndetësisë 19%;
  • Ministria e Brendshme 20%;
  • Ministria e Kulturës 34%;

Ja tabela e realizimit ë investimeve kapitale të Ministrisë së Bujqësisë. Jo vetëm që shuma e investimeve kapitale në bujqësi është tepër e ulët, vetëm 3.8 mil euro, por edhe ato nuk realizohen. Nuk ka asnjë investim për ujitje të tokave bujqësore.