Hoti ‘godet’ Kurtin: S’ka çka tregon për qeverisjen e tij e shan të kaluarat

E publikuar: 11/01/2025 21:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se ky i fundit nuk ka asgjë se çfarë të tregoj për qeverisjen e tij, prandaj shan qeveritë e kaluara, shkruan Gazeta Express.

Tutje, kandidati i LDK-së për deputet ka cilësuar qeverisjen e VV-së si një ‘‘episod fatkeq’’ në Kosovë, e cila përfundon me 9 shkurt.

‘‘Kurti, si mashtrues që është, kapet pas frazave dhe shan qeveritë e kaluara. Nuk flet për qeverisjen e tij se nuk ka çka tregon, absolutisht asgje. Nuk ka as çfarë ofron për mandatin tjetër.

Provon me dëshpërim të nxjerrë fjalë të shtrembëruara, të përgatitura nga komisarët politikë të stilit komunist.

Ky episod fatkeq i qeverisjes në Kosovë merr fund me 9 shkurt. Ai e di këtë.’ – ka shkruar ai.