Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka paralajmëruar të gjithë inspektorët të cilët nuk kryejnë detyrën ashtu siç duhet.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se sot është njoftuar që disa inspektorë në raste të caktuara janë selektiv.
Hoti përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, po ashtu ka bërë të ditur se kjo gjë nuk do të tolerohet dhe do të shtojnë numrin e inspektorëve sanitar.
Postimi i plotë i Hotit, pa ndërhyje:
Sot, ne konsultimin qe kisha me policine, inspektoratin sanitar, Ministrine e Shendetesise, institucionet tjera ndihmese dhe nivelin komunal, jam informuar per aktivitetet ne teren ne mbikeqyrje te zbatimit te masave. I falenderova per angazhimin dhe kerkova te zbatohen masat PA PARDON.
Shume shpejt do ta rrisim prape numrin e inspektoreve sanitar. Nuk do te kete tolerance ndaj shkelesve te masave qe po rrezikojne jeten e qytetareve, e as ndaj atyre qe nuk respektojne inspektoratin dhe policine duke i penguar ne kryerjen e detyres.
Me shqetesim pranova informaten se ne raste te caktuara, inspektoret jane selektiv ndaj atyre qe nuk respektojne masat. Kjo nuk do te tolerohet. Neser do te kem raport me shkrim nga institucionet perkatese.



















