Hoti: Gërmimi nuk është lajm, gjetja është – të ndalet përhapja e panikut për personat e zhdukur

E publikuar: 29/05/2025 16:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Andin Hoti, ka reaguar ndaj raportimeve mediatike lidhur me gërmimet në Burgun e Dubravës, duke i cilësuar ato si të papranueshme dhe shqetësuese për shkak të trajtimit sensacionalist.

Ai theksoi se procesi është tepër i ndjeshëm dhe se njoftimet duhet të jepen vetëm kur ka gjetje konkrete. Hoti kërkoi nga mediat që të shmangin përhapjen e panikut dhe të respektojnë informimin zyrtar, në mënyrë që të ruhet serioziteti dhe dinjiteti i familjeve të personave të zhdukur./EO