Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, thotë se dialogu Kosovë-Serbi, është procesi më i rëndësishëm nëpër të cilin po kalon Kosova.
Në “Intervistën e Javës” në Koha.net, Hoti jep vlerësimin e tij për përfshirjen e dy partive opozitare, PSD-së dhe Alternativës në përpjekjen për të themeluar një ekip negociator për bisedimet me Serbinë.
Çka thotë Hoti për dështimin për liberalizimin e vizave e çka për buxhetin 2019? Pse sipas tij, buxheti 2019 diskriminon komunat e udhëhequra nga LDK-ja dhe LVV-ja e si i favorizon komunat e partive në pushtet, përfshirë edhe PSD-në?
Si pritet ta ndalin degradimin institucional partitë opozitare?
Si e vlerëson punën e Qeverisë në krye me Haradinajn?
Si po funksionon LDK-ja dhe çka thotë ai për zgjedhjet e brendshme që pritet të mbahen në maj të vitit të ardhshëm. A pritet garë e fortë për të parin e partisë që Hoti thotë se është më e madhja aktualisht?
Ish-nënkryetari i Komunës, flet edhe për qeverisjen aktuale të Prishtinës nga Shpend Ahmeti.
Zhvillimet në veri, dorëheqjet e kryetarëve serbë, e shumë çështje të tjera, mund t’i lexoni në intervistën e Avdullah Hotit dhënë portalit Koha.net, e cila publikohet nesër (e shtunë) në orën 13:00.



















