Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka shpehur falënderim ndaj kryeministrit shqiptar Edi Rama për mbështetjen e dhënë ndaj Kosovës në fjalën e tij në Këshillin e Evropës.
Deputeti Hoti vlerëson së Shqipëria mbetet zëri i shtetit tonë derisa Kosova të anëtarësohet në mekanizmat ndërkombëtarë.
Nushi: Pse ministrja Haxhiu nuk e ka raportuar në Polici burrin e saj kërc…
Postimi i tij i plotë:
Faleminderit Kryeministër Edi Rama për fjalën në Këshillin e Evropës. Derisa Kosova të anëtarësohet në mekanizmat ndërkombëtarë, Shqipëria mbetet zëri i jonë, krahas vendeve mike që kanë mbështetur përpjekjet e popullit të Kosovës për liri e pavarësi.
Kryeministri Rama është paraqitur me një fjalim të fuqishëm sot për Kosovën në Këshillin e Evropës.
Ai iu drejtua të pranishmëve duke thënë se ka ardhur momenti që Kosova të shkruhet “Kosova”, ashtu siç e ka emrin, dhe jo si “Kosovo”.