Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka falënderuar deputetët e Parlamentit Evropian për letrën drejuar kancelares Merkel, përmes së cilës kërkohet liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës.
Postimi i plotë i Hotit:
Faleminderit deputetëve të Parlamentit Evropian për letrën drejtuar Kancelares Merkel, ku i kërkojnë që liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës të vihet në agjendë gjatë Presidencës së BE-së nga Gjermania që fillon më 1 korrik 2020.
















